Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai ka thënë se në testin e parë ka rezultuar negativ, por për shkak të simptomave është testuar për herë të dytë dhe ka dalë pozitiv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjave, kollitje dhe ethe. Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim”, ka thënë ai.