Një marsh protestues në mbështetje të Palestinës është mbajtur të shtunën pasdite në qendër të Prishtinës.
Një numër i qytetarëve kanë marshuar duke mbajtur në duar një baner me fëmijë që supozohet të jenë vrarë gjatë luftimeve në mes Hamasit dhe Izraelit.
Në baner shkruhej “lë ta shkruajë historia, Gaza, Palestinë – tetor, 2023”, teksa marshuesit brohorisnin “ ‘liri për Palestinën’ e ‘Allahu Ekber’ ”.
Protesta pro-Palestinës ka pasur edhe në vende të tjera evropiane, ndërsa disa kanë ndaluar tubime të tilla.
Marshi është organizuar nga i dënuari për pjesëmarrje në organizata terroriste, Albert Berisha. Berisha ishte dënuar me tre vjet e gjysmë për pjesëmarrjen në luftën në Siri. Me të shkuar më 2013 në Siri, Berisha pati kuptuar çfarë po ndodhte atje dhe kishte vendosur të arratisej e të kthehej menjëherë në Kosovë. Në Kosovë, ai u përballë me drejtësinë dhe u dënua me tre vjet e gjysmë burgim. Pasi doli nga burgu, Berisha themeloi një Institut për Siguri dhe Deradikalizim (INSID). Ai punon në hulumtimin e rasteve për ta parandaluar radikalizimin.
Në Lindje të Mesme dy javë më parë shpërtheu lufta pasi grupi militant palestinez Hamas sulmoi Izraelin. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi me sulme të ashpra ndaj Gazës. Që nga ajo kohë ka mijëra të vrarë në dy palët dhe shpërngulje masive të palestinezëve nga Gaza, në një kohë kur Izraeli në vazhdimësi po paralajmëron pushtim të shkallës së plotë.

-
Vazhdojnë protestat në Izrael, Netanyahut i bëhet thirrje të bëjë marrëveshje për lirim të pengjeve
-
“Liri për Palestinën” – protestohet në Prishtinë
-
Veteranët marshojnë në kryeqytet, në 27-vjetorin e çlirimit
-
Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë
-
Në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave