Dhjetëra qytetarë kanë marshuar në Prishtinë të enjten në përkrahje të popullit palestinez, pas bombardimeve nga Izraeli qe tash e një muaj, qëkur grupi militant Hamas sulmoi qytetet izraelite.
“Në solidaritet me Palestinën”, “bombardimi i fëmijëve nuk është vetëmbrojtje”, “liri për Palestinën” e “nuk ka paqe pa çlirim” ishin disa nga pankartat që bartën marshuesit.
Marshi u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Më 7 tetor, Hamasi sulmoi Izraelin duke lënë rreth 1200 të vdekur. Nga ajo kohë, Izraeli nisi bombardimin e Gazës duke vrarë mbi 11 mijë palestinezë, mbi 4000 prej të cilëve thuhet se janë fëmijë.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Në Prishtinë marshohet sërish për Palestinën
- Solidaritet me viktimat, përbuzje ndaj krimeve dhe dënim i terroristëve
-
Në Prishtinë u marshua për Palestinën
-
Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës
-
Izraeli kryen sulme të reja në Gazë, sfidon armëpushimin