Komuna e Prishtinës ka nisur shpërndarjen e drunjve për familjet në nevojë.
Kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se 86 familje do të marrin drunj, transmeton Koha.net.
“Sot ka filluar shpërndarja e drunjve për familjet në nevojë. Gjatë javëve të kaluara nga pastrimi fito-sanitar i Gërmisë janë grumbulluar mbi 250 metra drunj të cilat po i shpërndajmë për 86 familje. Falënderojmë punëtorët e Hortikulturës për punën në këtë ditë me borë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës subvencionon me dru për ngrohje 201 familje në asistencë sociale
-
Shpërndarja e druve për kategoritë sociale përcillet me ankesa
-
Komuna e Prishtinës nis heqjen dhe krasitjen e druve të dëmtuar
-
Drutë e konfiskuara në Ferizaj u shpërndahen familjeve skamnore
-
Ndahen 400,000 euro për fermerët e Prishtinës