Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton se janë ndarë 400,000 euro për fermerët e Prishtinës të cilët kanë pësuar nga dëmet dhe reshjet e sivjetme.
“Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të reshurat. Kur ja shtojmë kësaj edhe krizën ekonomike, atëherë gjendja është e vështirë. Krahas granteve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga reshjet. Komisioni ka bërë vlerësimin që disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë”, shkruan Ahmeti.
Sipas kryetarit të Prishtinës, “kjo është e para herë në shumë vite që Komuna ndihmon me dëme por kësaj radhe edhe për shkak të ekonomisë ishte e domosdoshme”.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës ndan pesë milionë euro për bizneset dhe 100 mijë për mediat
-
Ndahen rreth 8 milionë euro për subvencionimin e energjisë dhe për dëmet në bujqësi
-
Kompensohen fermerët e Rahovecit, 302 fermerë marrin 225 mijë euro
-
Kosova ndan 100 mijë euro për Preshevën pas dëmeve nga vërshimet
-
Ahmeti: Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e prekur nga COVID-19