Komuna e Prishtinës ka vendosur të subvencionojë me dru për ngrohje 201 familje që janë në asistencë sociale.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, që ka thënë se kjo ndihmë do të zbusë sado pak gjendjen e këtyre familjeve në muajt e dimrit.
“Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale ka vendosur që 201 familje që janë në asistencë sociale ti ndihmojë me subvencione për të blerë drunj për ngrohje. Kjo nuk është shumë por zbut sado pak gjendjen në këta muaj dimri”, ka shkruar ai në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës subvencionon familjet në asistencë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara
-
Në Prishtinë nis shpërndarja e drunjve për familjet në nevojë
-
65 euro metri i druve këtë vit, ekonomisti: Dimri pritet të jetë i vështirë për kosovarët
-
Rreth 21 mijë familje me asistencë sociale do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse
-
Familjet në asistencë sociale këtë muaj përfitojnë mjete për blerjen e druve