Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të fillojë me transport të organizuar për në shkollë dhe anasjelltas për fëmijët me nevoja të veçanta
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në web faqen e komunës së Prishtinës.
“Prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transport të organizuar për në shkollë dhe anasjelltas, për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kryeqytet”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Komuna e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se do të ofrojë shujta falas për fëmijët me nevoja të veçanta të cilët janë pjesë e Handikos./rtklive/
Artikuj të ngjashëm
-
Në Prishtinë nga sot fëmijët me nevoja të veçanta me transport për në shkollë
-
Paralajmërohet pezullimi i transportit publik në disa zona në Prishtinë
-
Lirohen nga pagesa e "Trafikut Urban" mjekët, mësimdhënësit, nxënësit dhe studentët nga 1 tetori
-
Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”
-
Musmurati: Në Prishtinë janë rreth 500 fëmijë me nevoja të veçanta e vetëm 15 asistentë