Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në mungesë të kuorumit Projektligji i buxhetit shtyhet për mbledhje tjetër

Në mungesë të kuorumit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere nuk është hedhur fare në votim Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Kryetari i këtij Komisioni, Hekuran Murati, tha se kjo pikë e rendit të ditës do të shtyhet për mbledhje tjetër.

"Projektligji i buxhetit shtyhet për mbledhje tjetër", tha ai.

Në Komision ishin vetëm deputetët Hekuran Murati, Yllza Hoti dhe Fatmir Rexhepi.