Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të mërkurën pritet të mblidhet Kuvendi për rishikimin e buxhetit, dështon shqyrtimi në një komision

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim sot dështoi të shqyrtonte Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, me raport-amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere, ani pse seanca për këtë çështje pritet të mbahet të mërkurën.

Kështu, në mungesë të kuorumit, kryesuesi i këtij komisioni, Albert Kinolli theksoi se prej 18 anëtarëve vetëm shtatë deputetë janë të pranishëm dhe nuk ka kuorum për shqyrtimin e rishikimit të buxhetit, që ishte pikë e vetme e rendit të ditës.

Deputeti Kinolli, që është edhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit, theksoi se për aq sa është në dijeni, seanca për rishikimin e buxhetit do të mbahet pasnesër (të mërkurën).

Deputeti nga LDK-ja Fetah Rudi theksoi se derisa në karrocë iu ka përgjigjur mbledhjes së këtij Komisioni, nuk arrin të kuptojë përse deputetët e tjerë nuk janë në mbledhje.

Edhe deputeti Elmi Reçica i PDK-së theksoi se për hir të gjendjes së vështirë nga pandemia, PDK mbështet rishikimin e buxhetit dhe për hir të qytetarëve deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm për punën e tyre.

Edhe S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit ku do të shqyrtohej projektbuxheti për vitin 2024 Arbëri S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit ku do të shqyrtohej projektbuxheti për vitin 2024

Të pranishëm nuk ishin kryetarja e Komisionit nga radhët e Listës Serbe, Miljana Nikoliq, dhe deputetët e tjerë nga kjo parti.

Këtë projektligj janë të obliguara të shqyrtojnë edhe Komisioni për Legjislacion dhe ai për Integrime Evropiane/KsP.