Të enjten, deputetja Doarsa Kica-Xhelili aderoi zyrtarisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kica-Xhelili ishte pjesë e Listës GUXO. Ka pasur raportime se edhe një numër i deputetëve të shumicës do t’i bashkohen LDK-së.
Por këtë e ka mohuar nënkryetarja e partisë, Shqipe Mjekiqi. Megjithatë, Mjekiqi e ka lënë mundësinë e hapur për aderime të reja, pasi sipas saj, në politikë nuk i dihet asnjëherë.
“Nuk presim që të ketë ardhje të reja, por nuk i dihet në politikë. Është një efekt domino në politikë. Kur dikush shpreh pakënaqësi, pastaj të tjerët e kanë më të lehtë ta bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë ajo të premten në “60 Minuta” të KTV-së.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të enjten prezantoi aderimin e Kica-Xhelilit, për të cilën shkroi se “është një vlerë e shtuar” në partinë e tij.
Mirësevjen Doarsë! Sot, Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu bashkua deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica...
Posted by Lumir Abdixhiku on Thursday, September 8, 2022
-
Kica-Xhelili u kundërpërgjigjet kritikave për kalimin në LDK: Nuk ndihem e fyer
-
LDK-ja zyrtarizon aderimin e Kicës
-
Abdixhiku: Doarsa Kica-Xhelili, një prej deputetëve më profesionistë
-
Kica-Xhelili: Vota ime në parim do të jetë për Bekim Sejdiun, nëse pajtohet Grupi Parlamentar
-
Kica-Xhelili bën thirrje për unitet: LDK-ja s’është pronë as e kryetarit, as e degëve