Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, sot do të shënojnë së bashku Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim me një konferencë shtypi.
Çdo 24 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim shënohet roli historik dhe i vazhdueshëm i grave në ndërtimin e paqes dhe çarmatim.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, partnerë, palë të interesit dhe donatorë.
Sot, folësit do të diskutojnë rolin e armëve të paligjshme në incidentet e dhunës në familje dhe çfarë janë duke bërë institucionet qendrore për të luftuar dhunën në baza gjinore.
Artikuj të ngjashëm
-
Në ditën e tyre, gratë kërkojnë barazi e drejtësi
-
Osmani: Sot shënojmë arritjet e grave e vajzave dhe përpjekjet e tyre për të drejta të barabarta
-
8 Marsi në Kosovë shënohet me protestë e festë
-
Më 15 dhe 16 prill do të mbahet Forumi ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë
-
Osmani në OKB: Gratë në Kosovë, me rol të jashtëzakonshëm në procese të paqes e sigurisë