Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se më 15 dhe 16 prill do të mbahet Forumi ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë.
Ajo ka njoftuar të hënën se në këtë edicion do të diskutohet mbi nga çështja e dhunës seksuale gjatë luftës e deri te çështjet e sigurisë.
“Forumi ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë po rikthehet. Në edicionin e parë të Forumit mirëpritëm liderë, akademikë, ekspertë dhe kampionë të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë nga e mbarë bota. Për të trajtuar çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqenien e grave dhe vajzave në mbarë botën. 500 pjesëmarrës, 33 shtete, 6 kontinente. Të gjithë së bashku në zemër të Kosovës. Këtë vit po rikthehemi për më shumë. Nga qëndrimi kundër dhunës seksuale gjatë luftës deri tek çështjet e sigurisë klimatike. Gratë janë heroina të cilat bashkojnë përherë inteligjencën dhe integritetin në shërbim të paqes dhe sigurisë”, ka thënë Osmani.
Sipas presidentes së Kosovës, aty ku udhëheqin gratë, sundon paqja.
“Aty ku udhëheqin gratë, sundon paqja. Por, ne nuk mund të rimë duarkryq dhe të heshtim. a duhet të veprojnë së bashku. Më 15 dhe 16 prill 2024, ju mirëpresim në kryeqytetin e Kosovë në Prishtinë”, ka shtuar ajo.
-
Të hënën dhe të martën mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
-
Hapet Forumi ndërkombëtar, theksohet rëndësia e përmirësimit të pozitës së gruas në shoqëri
-
Osmani: Lufta për drejtësi, mision i jetës
-
Osmani në OKB: Gratë në Kosovë, me rol të jashtëzakonshëm në procese të paqes e sigurisë
-
Osmani: Kur gratë udhëheqin, shoqëritë bëhen më të forta