Presidentja Vjosa Osmani, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, ka thënë se në këtë ditë shënohen arritjet e grave dhe vajzave kudo në botë si dhe përpjekjet e tyre për të drejta të barabarta.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta”, ka shkruar Osmani në Facebook.
{gallery}
Ajo ka thënë se sot kujtojnë edhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, “e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi”.
“Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!”, ka shkruar Osmani.
-
Osmani: Kur gratë udhëheqin, shoqëritë bëhen gjithmonë më të drejta e më të forta
-
Osmani: Kur gratë udhëheqin, shoqëritë bëhen më të forta
-
Kurti: Demokracia s'është e fortë pa përfaqësim të barabartë të grave
-
Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë
-
Kurti: Gratë po i fuqizojmë përmes punësimit e mbështetjes ekonomike