Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë ende punohet me udhëzimet administrative të kohës së UNMIK-ut

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) sot ka mbajtur takim të përbashkët me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe bizneset e sektorit të minierave dhe mineraleve. Gjatë debatit pjesëmarrësit kanë identifikuar problemet në këtë fushë lidhur me ligjet në fuqi, të cilat po e pengojnë të bërit biznes në Kosovë.

Kryetari i Bordit të OAK, Skënder Krasniqi, tha se OAK është duke u angazhuar maksimalisht në identifikimin e problemeve me të cilat bizneset e sektorëve të ndryshme në Kosovë po përballen dhe vazhdimisht po punon në ndërmjetësimin për zgjidhjen e tyre.

Takimet me bizneset e ndryshme të sektorit të minierave dhe mineraleve, përveç që kanë vënë në pah vështirësitë nëpër të cilat i kalojnë këto biznese, kanë vënë re se edhe ligji dhe udhëzimet administrative për këtë sektor bien ndesh me njëra tjetrën, ka thënë Krasniqi. Ai ka shtuar se shikuar në aspektin hierarkik ligjet janë më lart se sa udhëzimet administrative, mirëpo e kundërta po ndodhë tek sektori i minierave dhe mineraleve, sepse udhëzimet administrative të bëra nga Agjencioni i Pyjor i Kosovës po gëzojnë primatin ndaj ligjeve.

“Përderisa paragrafi 1.1 i Nenit 30 të Ligjit për Miniera dhe Minerale thotë se toka e marrë ka kohëzgjatje maksimale prej 20 viteve, Udhëzimi administrativ numër 10 /2010 për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit administrativ numër 41/2006 të datës 27. 12.2006, neni 4 paragrafi 13.7, thotë: Pas marrjes së vendimit, nënshkruhet kontrata nga kryeshefi ekzekutiv i APK dhe qiramarrësit për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm me qira të pyjeve dhe tokave pyjore shtetërore deri në 5 vite.

Në këtë rast ekziston mungesë e harmonizimit ndërmjet Ligjit dhe Udhëzimit Administrativ dhe duke pasur parasysh hierarkinë në përparësinë e normave ligjore, licenca e kufizuar në vetëm 5 vjet e pengon të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Krasniqi nga OAK.

Edhe Bizneset kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale Arbëri Bizneset kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale

Ai tha se Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që urgjentisht të shfuqizohet ky Udhëzim administrativ dhe të hiqen kufizimet në 5 hektarë dhe koha për 5 vjet.

Po ashtu ai vuri në pah edhe taksën e lartë prej 20 cent për metër katror për ndërtim të objekteve të përkohshmen për vit, e cila sipas tij duhet të hiqet.

Krasniqi tutje ka thënë se fatkeqësisht Republika e Kosovës po vazhdon ende të udhëhiqet me ligje të UNMIK-ut.

Kreu i OAK ka kërkuar nga Qeveria që të zgjidhen kërkesat e këtij komuniteti, sepse mund të përballen edhe me protesta nga bizneset dhe punëtorët e këtij sektori, ngase ka edhe zvogëlim të numrit të punëtorëve shkas i këtyre ligji të cilat penalizojnë bizneset në fjalë.

Sipas zëvendësministrit të Bujqësisë, Vesel Krasniqi, kërkesat dhe vërejtjet e OAK dhe nga bizneset e kësaj fushë janë të arsyeshme dhe qeveria duhet të marrë masa.

“Në Ministrinë e Bujqësisë është një problem i trashëguar për ndryshimin e ligjeve për pyjet. Nga këto kërkesa pjesa e tyre janë të implikuara në Ministrinë e Bujqësisë dhe nëpër ministri të tjera. Të gjithë këto vërejte do të përcillen për trajtim në Qeveri”, ka thënë zëvendësministri Krasniqi.

Gani Rugova, pronar i kompanisë “Ma.con” nga Istogu ka mirëpritur iniciativën e OAK për trajtimin e problemeve në fushën minerare. Sipas tij ka mjaft probleme në këtë sektor.

Ai ka thënë se Agjencia e Pyjeve po e penalizon punën e tij dhe kolegëve të tjerë për taksat e larta dhe procedurat burokratike në këtë fushë.

Edhe OAK kërkon nga Veseli përmbushjen e kërkesave të bizneseve Arbëri OAK kërkon nga Veseli përmbushjen e kërkesave të bizneseve

Sipas OAK një nen tjetër që është duke dëmtuar rëndë këtë sektor është edhe qiraja tepër e madhe për sipërfaqe.

Në këtë formë është dëmtuar rëndë ky sektor duke zvogëluar çdo ditë me rënien e punësimit dhe mbylljen e gurëthyesve, ndërsa investimi në sektorin e minierave nga investitorët vendas dhe të huaj as që mund të paramendohet.