Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në kardiokirurgjinë e QKUK-së, i shpëtohet jeta pacientit 63-vjeçar

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer një ndërhyrje e komplikuar, ku një pacienti i rrezikoj jeta si pasojë e komplikimeve shëndetësore në zemër.

Pacientit B.Z (1954) nga Podujeva, i është bërë Bypassi dhe endarterectomy e arteries karotide të djathtë, pra procedurë e pastrimit dhe rikonstruktimit të arterieve që e furnizojnë me gjak trurin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pra, ndërhyrja përveçse ka shpëtuar në aspektin kardiokirugjik ka parandaluar edhe sulmin e mundshëm në tru që njihet si insult cerebral.

Ndërhyrje të tilla deri më tani janë kryer vetëm në klinikat me shërbime më të avancuara, përderisa kjo është hera e parë që kryhet në shërbimin e kardiokirurgjisë.

Ekipa operatore përbëhej nga Dr. Raif Çavolli, kirurg kardiovaskular, dr. Sabjan Memisha, kardiokirug, dr. Shkelzen Murriqi, anesteziolog dhe ekipi tjetër ndihmës nga transfuzionisti, instrumentaret dhe teknikët e anestezionit.