Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Infektive po trajtohen 34 pacientë me COVID, ndërsa një ka vdekur

Në Klinikën Infektive në QKUK ditëve të fundit po shtohen rastet e hospitalizimeve, e një prej pacientëve të prekur me COVID-19, sot ka humbur betejën me këtë sëmundje.

Hatixhe Gashi, infektologe në këtë klinikë, ka thënë se aktualisht janë 24 të hospitalizuar me COVID-19.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ditëve të fundit kemi rritje të numrit të pacientëve, edhe në klinikën tonë kemi rritje që kërkojnë spitalizim, megjitahtë gjendja është stabile. Aktualisht janë 34 të spitalizuar, 28 me oksigjeno-terapi, një i intubuar dhe sot kemi pasur edhe një rast që ka përfunduar me vdekje”, ka thënë Gashi në një intervistë në Interaktiv të KTV-së.

Ajo ka ftuar popullatën të pranojë se vaksinimi është mënyra e vetme për t’ia dalë me pandeminë. Tha se edhe simptomat e pacientëve nuk dallojnë shumë me ato të valëve të para, duke iu referuar variantit Delta që besohet se po qarkullon edhe në Kosovë.

“Nuk kemi shumë dallime sa u përket simptomave, kryesisht janë simptoma të njëjta”, ka thënë ajo.