Brenda një jave janë konfirmuar 2007 raste të reja me COVID-19 dhe 3 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin që shkakton këtë pandemi. Ndërkaq, në Infektive janë hospitalizuar 75 pacientë. Kjo rritje numri nuk është shoqëruar edhe me imunizim. Në dy ditët e fundit nuk është dhënë asnjë vaksinë, e gjatë gjithë javës janë dhënë vetëm 440 sosh.
Vala e re e infektimeve me koronavirus në Kosovë, nuk është shoqëruar me rritje të gatishmërisë së qytetarëve për vaksinim.
Brenda një jave janë konfirmuar 2007 raste të reja me COVID-19 dhe 3 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin që shkakton këtë pandemi. Por, brenda së njëjtës periudhë janë vaksinuar gjithsej 440 qytetarë.
Në Klinikën Infektive në QKUK është shtuar numri i pacientëve të shtrirë.
“Janë gjithsej të hospitalizuar 75 pacientë, prej tyre 12 i kemi të hospitalizuar në repartin COVID. Kemi të hospitalizuar të gjitha moshat, jo veç moshat e shtyra. Kemi edhe mosha të reja. Momentalisht nuk janë të rrezikuar për jetë por kryesisht të sëmurët në moshë të shtyrë që kanë edhe sëmundje të tjera kronike natyrisht që janë forma pak më të rënda dhe janë më oksigjenoterapi”, ka thënë Hatixhe Gashi-Infektologe
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 110 raste të reja me COVID-19, ndërkaq raste aktive janë 2 mijë e 116.
Edhe
6 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Infektologia Hatixhe Gashi thotë se përhapja do të jetë më e vogël nëse qytetarët i binden një liste rekomandimesh.
“Nëse keni simptoma, rrini larg të afërmve të tjerë, larg njerëzve të tjerë. Nëse keni simptoma, dhimbje të fytit, teshtitje, dhimbje të kokës, temperature, mbani maska, mbani distancë, respektoni të gjitha rekomandimet e dhëna nga IKSHPK-ja”, ka thënë Gashi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në dy ditët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës antiCOVID.
Në kohën kur numri i të infektuarve është duke u rritur, qytetarët thonë se do t’i marrin edhe dozat e tjera të vaksinës dhe bëjnë thirrje të mos rikthehen masat që kufizojnë lëvizjen
“Dozën e parë edhe të dytën tash po pres edhe të tretën me marr. Do t’i marrim të gjitha sa të është e nevojshme. Masat vetëm nëse rritet numri tepër”, ka thënë Haxhi Spahiu-qytetar.
Edhe
7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
“Dy herë jam vaksinuar, assesi kufizimet s’ka nevojë të kthehen. Janë kompetentë mjekët, ata duhet të vendosim, ne si qytetarë duhet t’i zbatojmë. Secili duhet t’i zbatojë pikërisht urdhëresat edhe parashikimet e mjekëve ata janë njerëz të thirrur për atë lëmë”, ka thënë Bexhet Qosa-qytetar.
Krahas vaksinimit, ka rënë edhe numri i testimeve për COVID-19. Këtë të hënë Ministria e Shëndetësisë raportoi të jenë testuar 344 mostra në 24 orët e fundit, ndërkaq në datën e njëjtë të vitit të shkuar mostra të testuara ishin 1050.