Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për një javë, 38 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19

Ndonëse këtë javë ka nisur të bjerë numri i të infektuarve me COVID-19, numri i të vdekurve është rritur. Gjatë ditës, IKSHPK-ja raportoi se dy të infektuar kanë humbur betejën me koronavirusin, por në Klinikën Infektive treguan se në këtë periudhë tre pacientë të infektuar vdiqën. Aktualisht, në këtë klinikë janë duke u trajtuar 90 pacientë, 15 prej të cilëve nën mjekim intensiv

Dhomat në Klinikën Infektive janë të mbushura me pacientë. Këtu po trajtohen 90 të infektuar me COVID-19, 15 prej të cilëve ndodhen nën mjekimin intensiv duke luftuar për jetën.

“Ne në 24 orët e fundit kemi pasur tre pacientë që kanë përfunduar me fatalitet, 1 ditë më përpara kemi pas një pacient që ka përfunduar me vdekje”, ka thënë Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive.

Ndonëse këtë javë ka nisur të bjerë numri i të infektuarve, numri i të vdekurve është rritur. IKSHPK-ja raportoi të martën se dy qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin. Brenda 7 ditësh janë raportuar 38 raste të vdekjes nga COVID-19.

Drejtori i Klinikës Infektive thotë të ketë qenë e pritshme rritja e këtij numri dhe tregon se pacientët kishin edhe probleme shoqëruese shëndetësore.

“Pacientët të cilët kanë përfunduar me fatalitet në Klinikën Infektive kanë pasur sëmundje tjera bashkëshoqëruese, siç janë sëmundjet malinjë, prekje të zemrës, forma shumë të rënda të sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe mëlçisë dhe kanë qenë mosha të rritura. Në kohën e fundit të gjithë, shumica pothuajse 90% e pacientëve që kanë përfunduar me fatalitet kanë qenë mosha të shtyra”, ka deklaruar ai.

Edhe Tre të vdekur e afro 700 të infektuar me COVID-19 vetëm gjatë gushtit, IKSHPK: Situata është e menaxhueshme LAJMET E MBRËMJES Tre të vdekur e afro 700 të infektuar me COVID-19 vetëm gjatë gushtit, IKSHPK: Situata është e menaxhueshme

Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 216 pacientë të prekur nga koronavirusi. 149 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse nën mjekim intensiv janë 17.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publike, 787 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërkaq janë shëruar 3,613 qytetarë.