Nga raportimet e datës 1 gusht 2022, të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 90 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 32 pacientë +1 në mjekim Intensiv, Mjekimi Intensiv Qendror, 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje, Spitali i Gjakovës, 12 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjilanit,14 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë.
Kosova po vazhdon të ketë numër të lartë të rasteve ditore me COVID-19.
Në 24 orët e fundit është regjistruar një i vdekur e 918 raste të reja me koronavirus.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 9.926.