Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gjilan zvarritet prej 3 vjetësh publikimi i emrave të uzurpatorëve

Gjilan, 24 gusht - Komuna e Gjilanit ka një plan strategjik lokal për trajtimin dhe parandalimin e korrupsionit që nga viti 2015.

Një prej pikave të planit është evidentimi dhe hartimi i listës së uzurpimeve, të cilat kanë ndodhur me pronën komunale. Gjithashtu me këtë plan kërkohet publikimi i listës me emra uzurpatorësh, e cila në bazë të planit është detyrë të cilën duhet të realizojë Drejtoria e Kadastrës e Gjilanit. Mirëpo ajo e zvarrit.

Plani strategjik ka mbetur i pazbatueshëm në këtë pikë dhe se për 3 vjet Drejtoria e Kadastrës nuk ka marrë iniciativën që të publikojë listën me uzurpime të pronës publike. Ndërkohë që kishte zotime nga qeverisja lokale e Gjilanit se lista me emra uzurpatorësh do të publikohej, duke dhënë madje edhe afate, të cilat nuk ishin respektuar. Kurse uzurpimi i pronës publike përbën vepër penale dhe se është e dënueshme sipas ligjeve në fuqi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).