Komuna e Gjilanit ka publikuar listën e cila përmban të dhëna për 114 individë që kjo komunë i ka identifikuar si uzurpatorë të pronës publike.
“Regjistri i uzurpuesve arbitrar ë ndaj të cilëve Drejtoria jonë ka nxjerrë Aktvendime për ekzekutim në bazë të nenit 16, 17, dhe 18 të Ligjit mbi Shqyrtimin e Marrëdhënieve Pasurore të Krijuara më Uzurpim Arbitrar të Tokës në Pronësi Shtetërore - Komunale (Gaz. Zyrt. 46/77 ) nga viti 2000 deri në vitin 2019”, thuhet në dokumentin e përpiluar nga Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë e Komunës së Gjilanit.
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri është zotuar se prona publike e cila është uzurpuar do të lirohet.
Ndryshe, uzurpimi i pronës publike është vepër penale dhe dënohet me burgim dhe me gjobë.
Listën e plotë e gjeni duke klikuar në vijim SHKARKO DOKUMENTIN.
-
Lista e uzurpatorëve s`bëhet publike me gjithë zotimin e kryetarit të Gjilanit
-
Uzurpatorët i shfrytëzojnë pronat publike, Komuna e Gjilanit merret me listën
-
Drejtoresha e Kulturës në Gjilan figuron si uzurpatore e pronës publike
-
Shkelet afati për publikimin e listës së uzurpimeve në Gjilan
-
Në Gjilan javën tjetër publikohen emrat e uzurpatorëve të pronave publike