Inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë dje zbatuan dy vendime të rrënimit të objekteve pa leje në dy lagjet e Prishtinës.
Ky operacion u zhvillua në lagjen Arbëria dhe në Hajvali.
Në lagjen Arbëria garazhet ishin shndërruar në lokale pa pasur leje për këtë, ndërsa në Hajvali bëhet fjalë për ngritjen e një muri, po ashtu pa leje.
Në të dy rastet Inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë zbatuan vendimet për rrënimin e tyre.