Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në dy ditët e fundit, nafta u shtrenjtua për tre centë e benzina për katër

nafta derivate benzin

Foto: Driton Paçarada

Për një cent krahasuar me një ditë më parë është ngritur çmimi i naftës dhe për dy centë litri benzinës gjatë ditës së diel, 26 prill.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në bazë të vendimit për marzhë fitimi, një litër naftë mund të shitet me çmim prej 1.66 euro për litër, ndërsa një litër benzinë me çmim 1.44 euro, të dielën dhe të hënën.

Çmimi i gazit është liruar për 1 cent krahasur me një ditë më parë.

Por në dy ditët e fundit, i bie se çmimi i naftës është ngritur për 3 centë ndërsa i benzinës për 4 centë më shumë.

Një ditë më parë, nafta kushtonte 1.65 euro për litër dhe 1.42 për benzinë.

E dy ditë më parë, një litër naftë mund të shitej për 1.63 euro për litër ndërsa 1.40 euro për benzinë.

Edhe Çmimi i naftës afër rekordit Arbëri Çmimi i naftës afër rekordit

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

Tani negociatat që nisen mes Iranit dhe SHBA-së kanë dështuar pasi palët nuk kanë arritur të dakordohen për një marrëveshje.