Në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës, sot ka filluar hapja dhe rregullimi i tri rrugëve në fshatin Burim, ndërsa në Fshatin e Ri ka përfunduar asfaltimi i të gjitha rrugëve, duke e kompletuar kështu infrastrukturën rrugore në këtë fshat.
Në fillimin e punimeve në fshatin Burim ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina dhe anëtari i KK të Malishevës, nga ky fshat, Avdi Morina, të cilët janë takuar edhe banorët e lagjeve ku do të rregullohen rrugët.
Po ashtu në Fshatin e Ri, ka përfunduar asfaltimi i të gjitha rrugëve të cilat kishin filluar të rregullohen ditë më parë. Bëhet fjalë për rreth 800 metra rrugë, të cilat janë hapur dhe janë asfaltuar. Këtë fshat gjithashtu e ka vizituar drejtori komunal për Urbanizëm, Ahmet Morina, ku ka inspektuar punimet e kryera.
-
Nis asfaltimi i rrugës në fshatin Bubavec të Malishevës
-
Filloi asfaltimin i disa rrugëve në fshatin Shkozë të Malishevës
-
Filloi rregullimi i 10 rrugëve në Shkozë dhe i 1 rruge në Maxharrë të Malishevës
-
Asfaltohen nëntë rrugë në fshatrat Mleçan dhe Drenoc të Malishevës
-
Fillon asfaltimi i rrugëve në Llapçevë të Malishevës