Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Filloi rregullimi i 10 rrugëve në Shkozë dhe i 1 rruge në Maxharrë të Malishevës

Malishevë, 1 shtator - Ka filluar hapja dhe rregullimi i dhjetë rrugëve në fshatin Shkozë dhe i një rruge në fshatin Maxharrë të komunës së Malishevës. Punimet në këto rrugë sot i ka parë nga afër drejtori i urbanizmit Ahmet Morina.

“Të gjitha këto rrugë në Shkozë e Maxharrë, e po ashtu edhe në fshatrat tjera ku jemi duke punuar pa ndërprerë, janë pjesë e investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore në të gjitha vendbanimet e komunës së Malishevës. Rregulli i këtyre rrugëve financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës”, ka deklaruar drejtori, Ahmet Morina.