Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Skender Avdiu, ka vizituar shkollën e Mesme të Ulët “Sylejman Vokshi”, në fshatin Broboniq, ku nga drejtori i shkollës, Naset Ademi është njoftuar për punën dhe mbarëvajtjen e mësimit aty.
Fillimisht, Bahtiri drejtorit të shkollës, Ademi ia komunikoi lajmin e mirë, për vendimin e Ministrisë së Arsimit për të ndërtuar objektin e ri të shkollës në fshat, pasi që objekti ekzistues është shumë i vjetër dhe nuk i plotëson as kushtet minimale për punë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka kohë që kemi bërë përpjekje për të gjetur mjetet për ndërtimin e objektit të ri shkollor, pasi që ishte një nevojë emergjente për këtë mjedis. Ne kemi bërë gati projektin dhe e kemi dorëzua në Ministrinë e Arsimit, e cila na ka njoftuar se e ka aprovuar kërkesën tonë dhe i ka parapa mjetet e nevojshme për realizimin e projektit të dorëzuar të shkollës, andaj ju njoftoj se gjatë verës do të nis ndërtimi i shkollës së re, e cila parashihet që të përfundoj brenda tri vitesh. Unë falënderoj Ministrinë për këtë, ndërsa juve ju uroj suksese më të mëdha kur puna të filloj në objektin e ri”, tha kryetari Bahtiri.
Ai bëri të ditur se shkolla do të ketë hapësirë të nevojshme për të siguruar punë dhe mësim bashkëkohor normal, duke përfshi këtu edhe hapësirën për kabinete, bibliotekë etj, si dhe terrenet për sporte të vogla, tenis etj.
Drejtori i shkollës, Ademi, tha se ky është lajmi më i mirë kohëve të fundit për nxënësit e mësimdhënësit e shkollës dhe për të gjithë fshatin.
“Unë ju falënderoj për angazhimin tuaj dhe të Drejtorisë së Arsimit për të gjetur mundësinë e ndërtimit të objektit të ri shkollor, Ministrinë e Arsimit për sigurimin e mjeteve dhe të gjithë ata që kanë kontribuua në këtë drejtim”, tha ai.
Ademi në vazhdim tha se ndërtimi i një shkolle të re ishte vërtetë nevojë emergjente, pasi që objekti aktual është i ndërtuar qysh në vitin 1950, ndërsa që mësimi në të ka filluar në vitin 1952, por që sot nuk ofron kurrfarë kushtesh për punën normale.
“Aktualisht në shkollë kemi nëntë paralele me 251 nxënës, duke përfshi këtu edhe fëmijët parashkollor, të cilët mësojnë në pesë klasa dhe ën dy ndërrime. Kushte për punë normale dhe për realizimin e plan-programeve bashkëkohore nuk kemi. Por lajmi i sotëm na jep kurajë dhe na motivon që të shtojmë angazhimin tonë për mësimdhënie, kurse nxënësit për mësimnxënie, deri sa të dalim në objektin e ri”, tha ai.
Bahtiri i premtoi drejtorit Ademi se deri në përfundimin e objektit të ri shkollor, do të bëjë përpjekje maksimale që të krijoi kushte më të mira për punë të nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës së Borobiniqit.