Myftiu Naim Tërnava përmes një ligjërate për qytetarët me rastin e Fitër Bajramit u ka bërë thirrje politikanëve që të shmangin bllokadat politike dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut dhe të mos ketë ngecje të vendit.
“Prandaj, është e papranueshme që sot, në kohë paqeje dhe në kushtet e një sistemi demokratik, njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik për kompromis… Në momente të tilla kërkohet maturi, vetëdije dhe tolerance. Kërkohet që përmes dialogut dhe mbi të gjitha sakrificës për të vendosur interesin e vendit dhe të kombit mbi çdo interes tjetër”, ka thënë Tërnava nga Xhamia e Madhe në Prishtinë.
Sipas tij shoqëria jonë ka nevojë për më shumë maturi në politikë.
Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të Ramazanit dhe konsiderohet festë e faljes, solidaritetit dhe bashkimit familjar, e cila përcillet me vizita dhe urime ndërmjet besimtarëve.



-
Ipeshkvi Gjergji: Shqiptarinë e kemi bashkë dhe ta ruajmë
-
Osmani: Bajrami të shërbejë si festë për bashkim
-
Kurti: Bajrami na kujton që duhet të japim për ata që kanë më pak
-
Myftiu Tërnava kritikon politikanët, u bën thirrje ta kenë prioritet interesin shtetëror
-
Në kremten e Bajramit u bë thirrje për stabilitet politik