Në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë.
Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari.
Gjithashtu në këtë ceremoni kanë marr pjesë edhe disa ministra të Qeverisë.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit presidentja Osmani ka shkruar në Facebook. “Republika e Kosovës është e përjetshme!”, ka shkruar Osmani.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Krerët shtetërorë nderojnë të rënët me homazhe, kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit
-
Krerët shtetërorë kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit
-
Përfaqësuesit shtetërorë thonë se Kosova është më e fortë se kurrë
-
Përvjetori i 18-të i Pavarësisë shënohet me thirrjen për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Seanca solemne në foto