Ishte hedhur në letër më 2005 si një projekt ideor dhe i konsideruar ndër projektet më të rëndësishme në Pejë. I shumëpritur nga qytetarët, projekti “Promenada” do t’i jepte një pamje krejt tjetër Pejës, me ndërtimin e shëtitores përgjatë Lumëbardhit prej “Urës së gurit” e deri në krye të korzosë së qytetit përkatësisht tek “Ura e zallit”, e gjatë 400 metra.
Për t’u jetësuar ky projekt, Komuna atë vit kishte paraparë rrënimin e dhjetëra lokaleve afariste përgjatë lumit dhe shpronësimin e pronave jo komunale.
Madje, më 2006 ishin planifikuar të jepeshin edhe mjetet e para prej 300 mijë eurosh për shpronësimin e pronave dhe rreth 250 mijë euro të tjera për punët komunale dhe urbanistike.\Ilir Osmanaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Shëtitore prej rrugës transit në Pejë e deri te Patrikana
-
Ndërtimi i shëtitores në Pejë peng i pajtimit nga Patrikana
-
Mosrealizimi i një projekti të përzgjedhur pamundëson shtrimin e kalldrëmit në korzonë e Pejës
-
Shtrati i Lumëbardhit në Pejë qe 7 vjet pa mirëmbajtje
-
Kapeshnica kërkon urë për automjete mbi Lumëbardhë