Ka vite që pjesa e shtratit të Lumëbardhit, që kalon mu në pjesën e qendrës së qytetit, nuk është mirëmbajtur e as pastruar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në tërë shtrirjen e tij prej “Urës së zallit” në krye të korzosë së qytetit e deri të “Ura e gurit” shtrati i lumit është shndërruar në një “mal” plot shkurre e shelgje.
Kjo pamje e shtratit të lumit duket se nuk po u bie në sy zyrtarëve komunalë të Pejës, të cilët çdo ditë kalojnë urën e këmbësorëve mbi lum në qendër të qytetit për të shkuar në zyrat e tyre në objektin e Administratës Komunale në anën tjetër të lumit.
Herën e fundit shtrati i Lumëbardhit në këtë pjesë të rrjedhjes së tij është pastruar e rrafshuar në vitin 2012.
Kjo gjendje e krijuar ka shkaktuar edhe reagime të opozitës pejane, që të gjitha këto vite më nuk është prekur shtrati i lumit në pjesën që kalon gjatë qendrës së qytetit. jelljen e prurjes së zallit, zhavorrit, baltës dhe rritjes së shkurreve në shtratin e lumit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Në kohën e shumimit të troftës ndotet Lumëbardhi i Pejës
-
Ngordhje masive e peshqve në Lumëbardhin e Pejës nga ndotja e ujit
-
Rregullimi i shtratit të Lumbardhit mund të ndikojë në zhdukjen e troftës autoktone
-
Mosrealizimi i një projekti të përzgjedhur pamundëson shtrimin e kalldrëmit në korzonë e Pejës
-
Të rinjtë prizrenas nisin pastrimin e Lumbardhit