Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kapeshnica kërkon urë për automjete mbi Lumëbardhë

Projekti për ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe shëtitores përgjatë Lumëbardhit nga Patrikana deri tek “Ura e Zallit” në krye të korzosë së qytetit, pritet të përfundojë sivjet fazën e parë të punimeve, deri të lokacioni i quajtur “Ura e Gigiqëve”, shkruan sot Koha Ditore.

Kurse vitin e ardhshëm do të vazhdojë me fazën e dytë dhe përfundimtare të këtij projekti nga “Ura e Gigiqëve” deri tek “Ura e Zallit”.

Por në asnjërën fazë të projektit nuk është paraparë ndërtimi i ndonjë ure mbi Lumëbardhë për automjete për lagjen “Kapeshnica”, e cila shtrihet përgjatë tërë lumit prej Patrikanës e deri tek “Ura e zallit”.

Ura për këmbësorë kanë qenë të parapara fillimisht me këtë projekt, por edhe ato janë hequr nga projekti.

Mirëpo, urat për këmbësorë, banorët e kësaj lagjeje ndër më të mëdhatë në Pejë, nuk i konsiderojnë aq të rëndësishme sa një urë për automjete, të cilën nuk e kanë pasur asnjëherë, që do t’i lidhte dy brigjet e lumit diku më lartë në lagje. Për të dalë anën tjetër të qytetit kjo lagje e ka të vetmen “Urë e Zallit”, e cila është krejt në fund të lagjes...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)