Zvarritet prej 10 vjetësh ndërtimi i shkollës me 1 mijë e 800 nxënës në lagjet: “7 Shtatori”, “Xhemajl Kada” dhe “Fidanishte” të Pejës me 15 mijë banorë. Zvarritja ka ndodhur për shkak të mungesës së një lokacioni. Më 2012 Urbanizmi kishte propozuar një truall për ndërtimin e kësaj shkolle fillore, por ky propozim ishte refuzuar nga Kuvendi Komunal me arsyetimin se është pronë e një familjeje serbe.
Pastaj është propozuar prej Urbanizmit një lokacion tjetër në lagjen “Xhemajl Kada”, por ishte refuzuar edhe nga banorët e asaj lagjeje, me arsyetimin se lokacioni i caktuar është shumë afër shkollës ekzistuese, rreth 700 metra larg dhe duhej një lokacion më i largët që do t’i përshtatej edhe lagjes “7 Shtatori”, në të cilën nuk ka shkollë fillore dhe fëmijët e kanë shumë larg shkollën në lagjen“Xhemajl Kada”, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë banorët i kishin paraqitur kërkesat e tyre që shkolla të ndërtohej afër SHME “Ali Hadri”, ku mendohej se ka mjaft tokë komunale. Bazuar edhe në kërkesat e banorëve, sivjet Komuna ka vendosur që kjo shkollë e re për këto tri lagje të ndërtohet afër Shkollës Ekonomike.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Shkolla e përuruar në fushatë, pa rrymë e pa ngrohje
-
Për një muaj, një shkollë e Sllatinës me 14 nxënës më pak. Ekspertët alarmojnë për pasoja nga migrimi
-
Qytetarët e Rugovës protestojnë kundër vendimit që ndalon ndërtimin në park
-
Banorë të Rugovës protestojnë kundër ndalimit të aktiviteteve ndërtimore
-
Gjykata e Apelit me vendim të prerë: S’ka vazhdim punimesh për shumëkatëshe te xhamia “Taftali” në Pejë