Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan ka bërë të ditur se e ka shkëputur kontratën me partnerin austriak për menaxhimin e kompanisë së pastrimit “Ekohigjiena”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Komuna në vazhdimësi ka pasur probleme me partnerin austriak, që menaxhon kompaninë e pastrimit dhe se ata akuzonin se menaxhmenti kishte larguar paligjshëm një pjesë të punëtorëve dhe se nuk kishte përmbushur kushtet e kontratës, e cila lidhet edhe me investimet.
Gjithashtu, menaxhmenti akuzohet për raporte jokorrekte me përfaqësuesit e Komunës, të cilët janë të deleguar në këtë kompani.
“Ekohigjiena” është themeluar në vitin 2012 në bazë të marrëveshjes së partneritetit publiko-privat (PPP) dhe pronar i 51 për qind të aksioneve në ketë kompani është partneri austriak gjersa Komuna ka në pronësi 49 për qind.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Partnerët austriakë në “Ekohigjienë” kërcënojnë Komunën e Gjilanit me padi në Gjykatën e Arbitrazhit
-
Apeli e kthen në rishqyrtim marrëveshjen e partneritetit publiko-privat në Gjilan
-
Gjilan, kompania e pastrimit kundër ndërhyrjes së Komunës në punët e saj
-
Kompanitë e pastrimit të shqetësuara për mospërfshirjen në pakon emergjente të Qeverisë
-
“Ekoregjioni” në Prizren vullnetarisht pastron rrugët e mirëmban gjelbërimin, OSHP-ja e kishte anuluar tenderin