Kryeshefat e kompanive të pastrimit në nivel vendi kanë shprehur shqetësimin për lënien jashtë pakos emergjente të Qeverisë për punëtorët e këtyre kompanive.
Në një konferencë për media në oborrin e zyrës së kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë, Senad Rama, kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Ekohigjiena” të Gjilanit ka thënë se aktualisht kompanitë po punojnë me humbje derisa sipas tij nuk po i ndalin shërbimet për asnjë moment.
“Futja në këtë pako na mundëson rregullimin dhe vazhdimin e punës në kushte normale, përmes kësaj konference përveç Qeverisë i bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të kryejnë pagesat pasi që përmes tyre ne sigurojmë shërbimet për ta”, ka thënë Rama, raporton KOHA.
Ndërkohë Dugagjin Etemi, kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Pastërtia” të Ferizajt ka shfaqur shqetësimin e tij për kushtet e punës së punëtorëve. Ai ka thënë së punëtorët e pastrimit janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rrezikut potencial të prekjes nga virusi andaj ka thënë se është e nevojshme futja edhe e tyre në këtë pako.
-
Disa ndërmarrje ankohen se nuk u përfshinë në Pakon Emergjente, pavarësisht se punën nuk e ndalën
-
Rama akuzoi menaxhmentin e KRM “Pastrimi” për keqmenaxhim, reagon ndërmarrja
-
Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme me mbeturina në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës për mbeturinat: Greva e punëtorëve të “Pastrimit” rëndoi situatën
-
Komuna e Prishtinës: Pastrimi i kryeqytetit po sabotohet për arsye politike