Pesë letra nga politikanët i ka pranuar kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, brenda një viti.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vitin e kaluar ia kishte drejtuar Lumezit katër letra përmes të cilave i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të zbardhë katër krime, shkruan sot Koha Ditore.
Me një letër kryeprokurorit Lumezi i është drejtuar para një jave edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në letër edhe ai i ka kërkuar Lumezit që të zbardhë vrasjet e pasluftës.
Krimet e përshkruara në pesë letrat janë të vjetra rreth 17 vjet. Prokuroria e Shtetit që drejtohet nga Lumezi deri tash nuk ka treguar ndonjë rezultat në zbardhjen e këtyre krimeve.
Sikurse edhe pas letrave të presidentit Thaçi, ashtu edhe pas letrës së kryeministrit Haradinaj, Prokuroria e Shtetit ka premtuar angazhim në zgjidhjen e rasteve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Lumezi i reagon ministres Haxhiu: Çfarë keni bërë ju përveç retorikës politike?
-
Pas 7 vjetësh kritika, Lumezi thotë se e rriti kredibilitetin e Prokurorisë
-
Lumezi: Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve të lartë
-
Kryeprokurori që premtoi reformë, pritet të largohet pa asnjë rezultat konkret
-
Gjykata e Hagës kthen dosjen ndaj Hashim Thaçit, kërkon prova shtesë...