Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se nga ky institucion është bërë punë e madhe e cila sipas tij vërtetohet me rezultate konkrete.
Në konferencën vjetore të Prokurorëve, Lumezi ka thënë se edhe se reformat në drejtësi nuk mund të ndërtohen nëse injorohen interesat e përgjithshme.
“Kryeprokurori i shtetit së shpejti do të ketë drejtues të ri i cili duhet të marrë besimin edhe nga partnerët ndërkombëtar jo vetëm nga institucionet. Të jetë i gatshëm të mbrojë nderin dhe pavarësinë e institucionit. Kryeprokurori i shtetit gjatë këtyre viteve ka qenë unik duke treguar forcë e vendosmëri duke u përballur me çdo situatë të krijuar, besoj që kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë Lumezi.
Lumezi foli edhe për ndjekjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.
“Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete. Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve te lartë shtetëror e sot kjo është bërë realitet”, tha Lumezi.
Edhe
Pranohet kërkesa e Lumezit për të mos u votuar si u.d. zëvendëskryeprokuror
Si sukses të punës ndër të tjera ai ka përmendur rastin “Subvencionet” dhe rastin “Brezovica” ku ka thënë se “kemi vërtetuar që puna e përbashkët ka dërguar porosi që nuk mund të vihen mbi institucionet e shtetit”.
“Secili vit pasueses ka shënuar arritje te reja në sistemin prokurorial si rezultat i punës transparente dhe të përgjegjshëme të prokurorit të shtetit”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se sfidë mbetët konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme duke bërë thirrje që rastet e konfiskimit të trajtohen me prioritet./
Ai ka thënë se gjatë vitit 2021 janë zgjidhur 50 mijë e 118 lëndë penale të natyrave të ndryshme.
“Kemi zgjidhur 793 raste të ndryshme të korrupsionit, respektivisht, keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku kemi akuzuar ish-ministra të Qeverisë së Kosovës, sekretarë të ministrive, zyrtarë të lartë të shërbimit inteligjent, kryetarë të komunave, policë dhe zyrtarë tjerë shtetëror”, tha ai.
Dua të theksoj se statistikat janë ato që tregojnë për cilësinë e akteve akuzuese, ku vetëm gjatë vitit të kaluar, falë aktakuzave të prokurorëve të shtetit me aktgjykime dënuese janë zgjidhur me shumë sesa 94 % e rasteve të dërguara në gjykata.
Edhe
Aleksandër Lumezi propozohet për zëvendës-kryeprokuror të Shtetit
Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka ofruar ndihmë për 2073 raste të viktimave të të gjitha kategorive, përfshirë dhunën në familje, ngacmimet, dhunimet, sulmet seksuale, trafikimin e qenieve njerëzore dhe rasteve të tjera, shtoi ai.
kp