Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) në bashkëpunim me inspektorët e Komunës së Kamenicës kanë inspektuar 4 lokacione dhe kanë ndaluar punën e kompanive që nxjerrin zhavorr në lumenjtë e kësaj komune.
Inspektimi është zhvilluar në fshatrat Lajçiq, Shipashnicë e Poshtme, Mucivercë dhe Hodonoc dhe se nga inspektimet në terren është konstatuar se shtatë separacione dhe një deponi e zhavorrit kanë operuar ilegalisht. Institucionet kanë ndaluar punën e separacioneve dhe të deponisë së zhavorrit, ngase ato nuk kanë leje për operim, shkruan sot Koha Ditore.
Pushteti komunal është deklaruar se kompanitë do të lejohen të operojnë vetëm nëse pajisen me leje. Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë e Kamenicës, Ramadan Basha, ka deklaruar se ata kanë zhvilluar një aksion i cili është koordinuar edhe me institucionet e tjera, duke përfshirë edhe Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se separacionet e zhavorrit në këtë komunë kanë operuar ilegalisht.
(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
-
Sekuestrohen dy kamionë në Prizren, dyshohet se përdoreshin për nxjerrje ilegale të zhavorrit
-
Nxjerrja ilegale e zhavorrit përgjatë Drinit të Bardhë, Prokuroria vazhdon të sekuestrojë makineri
-
Identifikohen makineri që punonin në gërmim ilegal të zhavorrit në Drinin e Bardhë
-
Nxjerrja e zhavorrit ua merr jetën lumenjve në Kosovë
-
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi për shkatërrim të mjedisit në Kamenicë