Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në dy raste të ndara ka sekuestruar dy kamionë, si mjete të kryerjes së veprës penale, të cilët thuhet se po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme.
Për të dyja rastet thuhet se është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.
“Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Policinë e Kosovës, inspektorët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe inspektorët komunalë, në fshatin Landovicë – komuna e Prizrenit, në dy raste të ndara ka ndaluar vozitësit e dy kamionëve, të cilët po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Aktivitetet ilegale të nxjerrjes së zhavorrit në këtë fazë hetimore thuhet se dyshohet se janë zhvilluar përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.
“Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara është lëshuar urdhri ndalues i përkohshëm dhe gjithashtu brenda afatit ligjor, për mjetet e kryerjes së veprës penale më datë 27.09.2024 është paraqitur kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar, me masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar - shitjen e pasurive të specifikuar/kamionëve për çmim të tregut”, thuhet në njoftim.


-
Arrestohen tre persona për degradim të mjedisit, tentuan të eksploatonin zhavorr përreth Drinit të Bardhë
-
Nxjerrja ilegale e zhavorrit përgjatë Drinit të Bardhë, Prokuroria vazhdon të sekuestrojë makineri
-
Gjashtë të arrestuar për nxjerrje ilegale të thëngjillit në Vushtrri
-
Arrestohet edhe një person në Prizren lidhur me aksionin kundër degradimit të mjedisit
-
17 të arrestuar për shkatërrim të mjedisit me punimet që kryen përreth “Drinit të Bardhë”