Ka ndaluar qarkullimi i kamionëve me mallra nga pika kufitare në Jarinjë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka thënë se pala serbe e ka njoftuar se sistemi i Doganës nuk po funksionon.
Për këtë arsye, edhe kamionët me mallra nuk po qarkullojnë, sipas njoftimit të QKMK-së.
“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhim Kufitar.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë
-
Pas bllokimit, lëshohet për qarkullim rruga në dalje të pikës kufitare në Jarinjë
-
Hapet rruga drejt Malit të Zi për të gjitha automjetet
-
Rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë
-
Rikthehet qarkullimi normal i kamionëve edhe në kufijtë me Serbinë