(Lajm i përditësuar) - Pas bllokimit për shkak të punimeve, është lëshuar për qarkullim rruga në dalje të pikëkalimit kufitar në Jarinjë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se kompania për mirëmbajtjen e punëve nga Serbia e ka përfunduar punën, porse është krijuar kolonë pritjeje për rreth dy orë.
“Më datë, 09.03.2026, rreth orës 12:35, është liruar qarkullimi i automjeteve në dalje të PKK Jarinje, sepse kompania për mirëmbajtje të rrugëve nga Serbia, e ka përfunduar punën, mirëpo është krijuar kolona prej 1500 m, ku pritja është dy orë”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm