Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe gazetarja, Vera Isaku

U nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 66-vjeçare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku.

E lindur në Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinisë së hershme, Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.

Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.​ Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut përfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre të ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë të suksesshme me 30 punime në 2015.

Në përmbushje të dëshirës së saj ceremonia e përcjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.