Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq ikona e gazetarisë, Barbara Walters

Barbara Walters, gazetarja pioniere televizive, aftësitë intervistuese të së cilës e bënë atë një nga figurat më të spikatura në transmetim, ka vdekur. Ajo ishte 93 vjeç.

“Barbara Walters ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj e rrethuar nga të dashurit. Ajo jetoi jetën e saj pa asnjë pendim. Ajo ishte një pioniere jo vetëm për gazetaret femra, por për të gjitha gratë”, tha zëdhënësja e Waltersit, Cindi Berger në një deklaratë për CNN.

Walters filloi karrierën e saj të transmetimit kombëtar në vitin 1961 si reportere, shkrimtare dhe anëtare e panelit për emisionin "Sot" të NBC-së. Në vitin 1976, Walters iu bashkua ABC News si spikerja e parë grua në një program lajmesh të mbrëmjes.

Në atë rrjet, Walters lansoi "The Barbara Walters Specials" dhe "10 Most Fascinating People" përpara se të bëhej bashkë-prezantuese dhe korrespondente për "20/20" të ABC Neës më 1984. Gjatë rrugës, ajo intervistoi çdo president të SHBA-së dhe zonjë të parë që nga Richardi dhe Pat Nixon.

Për më shumë se pesë dekada, Walters ishte një emër i njohur, qoftë duke folur me liderët botërorë në programet e lajmeve, në shtëpitë e të famshmëve për "Barbara Walters Specials" apo në "The View".

Edhe Vdiq në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it, Ted Turner Botë 2 muaj më parë Vdiq në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it, Ted Turner

Walters u largua nga "The View" më 2014, por mbeti një kontribuuese me kohë të pjesshme në ABC News për dy vjet.

Duke parë gratë e shumta që e kishin ndjekur atë gjatë gjithë karrierës së saj, Walters tha se ato ishin trashëgimia e saj.