Ndahet me anë të bovave të reja kufiri i Liqenit të Shkodrës me malin e Zi. Lajmi është bërë i ditur sot nga Ministria e Brendshme, ku me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës.
Nëpërmjet këtyre bovave përcaktohet edhe vizualisht kufiri në liqenin e Shkodrës mes Shqipërisë e Malit te Zi.
Vendosja e bovave të reja bëhet pas një komunikimi të vijueshëm nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, me palën kufitare të Malit të Zi.
Gjatë ditës së sotme, me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës.
Kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të zi në Liqenin e Shkodrës, e ndajnë 21 bova, të cilat për shkak të kushteve atmosferike u dëmtuan dhe nuk ekzistonin prej vitesh.
-
Bora bllokon pikën kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi
-
Shqipëria dhe Mali i Zi ndajnë kostot e ndërtimit të urës mbi lumin Buna
-
Bora bllokon rrugën që lidh Kosovën me Malin e Zi
-
Bora e madhe bllokon kufirin Kosovë-Mali i Zi
-
Mbi 1.700 hektarë tokë e përmbytur në Shqipëri, një rrugë e bllokuar nga ortekët