NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e tyre të tanishëm. FSK është forcë profesionale dhe burim i stabilitetit rajonal. Nëse mandati do të ndryshojë, Këshilli Veriatlantik do të rishikojë angazhimin e NATO-së në Kosovë.
Është shumë e rëndësishme që për çfarëdo ndryshimi të mandatit të FSK-së, të konsultohen të gjitha komunitetet në Kosovë dhe aleatët e NATO-së, ka deklaruar për RTK-në gjenerali i KFOR-it, Salvatore Cuoci.
Sipas tij “NATO qëndron e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë përmes KFOR-it”.
Në pyetjen se cili do të jetë roli i NATO-së në Kosovë pas formimit të FSK-së, njëshi i KFOR-it ritheksoi se ” në rast të ndryshimit të mandatit të FSK-së, Këshilli Veriatlantik do të rishikojë nivelin e angazhimit të KFOR-it në Kosovë”.
“Kjo do të thotë se 29 anëtarët e NATO-së duhet të dakordësohen për fushëveprimin e ardhshëm t NATO-së në Kosovë”, ka deklaruar mes tjerash komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Cuoci.
-
S’do të ketë zvogëlim të prezencës së KFOR-it
-
Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm
-
NATO-ja thotë se po monitoron trendët shqetësues në Ballkanin Perëndimor
-
Zyrtari i NATO-s: Aleanca mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë
-
NATO-ja e përkushtuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor