Seancat e Kuvendit të Kosovës për çështje të rëndësishme, kryesisht mbahen në orët e mbrëmjes, raporton KTV.
Njëjtë ka ndodhur edhe të martën kur vetëm pas orës 20 ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga opozita për liberalizim vizash. Shumë qytetarë thonë se nuk i kanë përcjellë deri në fund zhvillimet meqë ajo ka zgjatur shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën ishte vendosur që në orën 17, Kuvendi të mbajë seancë të rregullt me shumë pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.
Meqë sërish dështoi një iniciative e tillë, deputetët kërkuan mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar për dështimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Por, shumë pak qytetarë i përcollën deri në fund zhvillimet në Kuvend që zgjatën deri në 1 pas mesnate.
Janë të shumtë qytetarët që thonë se nuk e dinë se çfarë u diskutua
Të moshuarit thonë se nuk e kanë përcjellë deri në fund seancën.
Sipas tyre, punimet e Kuvendit duhet mbajtur gjatë ditës kur të gjithë kanë mundësi t’i përcjellin ato.
Edhe për ata që monitorojnë punën e Kuvendit, seancat e vonshme janë të pakuptimta.
Qytetarët thonë se deputetët nuk po punojnë sa duhet dhe se për tema të rëndësishme siç është liberalizimi, do të duhej të diskutohet me kohë, e jo vetëm kur të dështojnë proceset.