Protestuesit në natën e pestë të protestës në Tiranë kanë bërë një gjest simbolik gjatë marshimit të tyre.
Ata janë shtrirë para kryeministrisë duke vendosur duart mbi kokë.
Disa prej tyre morën pjesë në këtë gjest për të simbolizuar vrasjen e të riut Klodian Rashës nga një polic që ka revoltuar të rinjtë, të cilët prej 5 ditësh po protestojnë.
Disa të rinj më herët kanë thyer reklamat e vendosura në stacionet e autobusëve, teksa policia u ka kërkuar të rinjve që të mos qëndrojnë më shumë se 10 persona të grumbulluar.
Tubimet kanë nisur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi gjatë orës policore të martën, në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe, sipas prokurorisë, e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.
Pas natës së parë të protestës në Tiranë, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen, por kryeministri Edi Rama deklaroi se kryepolici Ardi Veliu do të qëndrojë në detyrë.
-
Protesta në Shqipëri pas vrasjes së një 25-vjeçari nga Policia
-
“Rama dorëhiqu”, dita e 27-të e protestave në Shqipëri
-
Policia në Shqipëri paralajmëron kundër mbajtjes së protestave
-
Protestat për Klodian Rashën, policia shoqëroi mbi 100 protestues të moshës nën 20 vjeç
-
Kërkohen sjellje të përgjegjshme dhe përmbajtje nga dhuna