Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nagavci: Jasharaj të jetë më i matur me deklarata

Arbërie Nagavci - MASHTI

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje SBASHK-ut që të jetë “më e matur” për deklarimet që i bëjnë, duke shtuar se secila kërkesë e drejtuar është shqyrtuar.

Në betimin e 10 vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes, Nagavci ka thënë të hënën se takimet me zyrtarë të Sindikatë së Arsimit “nuk mbahen vetëm sa për të thënë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Çdo kërkesa e adresuar është shqyrtuar, me sa jam në njohuri nuk kemi ndonjë kërkesë zyrtare me ndonjë temë të caktuar me të cilën do të bisedojmë. Si Ministri e ministre jam çdo ditë afër mësimdhënësve e shkollave, jam tejet e interesuar që bashkë me të gjithë të punojmë për të përmirësuar cilësinë në arsim. Ka shumë punë për të bërë dhe shumë vullnet, kështu edhe kryetarin e SBAShK-ut, e tjerët i kisha ftuar që me qenë të matur në deklaratat tyre. Ne i kemi takuar vazhdimisht edhe unë, edhe zëvendësministri. Takimet nuk duhet të bëhen sa për t’u mbajtur takimet, por të ketë tema të caktuara për të cilat bisedojmë dhe punojmë bashkë”, është shprehur Nagavci, shkroi KSP.

Të dielën kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se ministrja Nagavci “është e urdhëruar nga kryeministri Albin Kurti të mos i takojë sindikatat”.

Sipas tij, nuk është bërë asgjë në përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve.

Më 1 maj është paralajmëruar protestë.