Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se me rastin e Fitër - Bajramit, ditën e parë të festës, më 15 qershor 2018, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, do të organizojë pritje në selinë e Kryesisë së BI-së të Kosovës, nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e BIK të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!
Artikuj të ngjashëm
-
Tërnava: Festa e Fitër Bajramit është mundësi për të kërkuar paqe e lumturi
-
Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Madh
-
Myftiu Tërnava ua uron besimtarëve Fitër Bajramin
-
Në Ditën e Fitër Bajramit, u bëhet thirrje të rinjve që të mos largohen nga Kosova
-
Në ditën e Bajramit bëhet thirrje për punë në realizim të qëllimeve shoqërore e shtetërore