Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa thotë se drejtësia nuk bëri asgjë që të zbulohen vrasjet e gazetarëve në Kosovë

Gazetarja Berjane Mustafa ka thënë se drejtësia në Kosovë ka heshtur në vazhdimësi për vrasjet dhe kidnapimet e gazetarëve në Kosovë.

Ajo thotë se presioni publik është e vetmja mënyrë që vrasësit e gazetarëve të vihen para drejtësisë.

Mustafa në Express Intervista në KTV vlerëson se viteve të fundit lehtë mund të flitet për vrasjet në Kosovë, pasi sipas saj, ka qenë një periudhë e cila është përcjellë me heshtje kolektive dhe nuk është folur lidhur me këtë çështje.

“Për fat keq drejtësia edhe sot vazhdon me heshtë. Kur mbajtëm sot konferencën askush nuk ishte i pranishëm nga Prokuroria e shtetit. Kjo tregon sa i neglizhojnë, tash a i neglizhojnë për shkak të pazareve që i kanë bërë me politikën, apo për shkak të frikës, kjo është çështje që hap diskutime të tjera”

Sipas saj sistemi i drejtësisë është marrë shumë pak apo s’është marrë fare me vrasjen e gazetarëve.

Edhe Krimet e pazbuluara ndaj gazetarëve BETIMI PËR DREJTËSI Krimet e pazbuluara ndaj gazetarëve

Mustafa thotë se profesioni që mban e bënë më të zëshme në këtë drejtim.

Sipas saj një sistem gjyqësor si ky i Kosovës nuk është në gjendje t’i sjellë para drejtësisë atë që ka dhënë urdhër për vrasje të gazetarëve.

“Kontakti me njerëz ka qenë më i lehtë për mua me depertu. Nuk ka asnjë premtim që e kemi marrë nga institucionet e drejtësisë, jashtë asaj që janë bërë publike. Nga viti 2013 ka qenë një aktivizim i deklaratave publike dhe jo punëve që janë bërë. Aleksandër Lumezi atëherë pati thënë se janë gati dhe dihen kush janë vrasësit e Xhemajl Mustafës, por se nga atëherë nuk u bë asgjë”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se përgjegjësia nuk duhet t’i faturohet vetëm një individi. Sipas saj në Kosovë është i kapur komplet sistemi i drejtësisë.

Duke folur për vrasjen e babait të saj, Xhemajl Mustafa, ajo thotë se në kohën kur është vrarë ai ka qenë kompetent UNMIK-ut, derisa ka pyetur nëse janë mbledhur atëherë provat materiale.

Ajo tutje ka shtuar se ka mungesë të vullnetit ndërkombëtare dhe atyre vendorë për të vendosur drejtësi.

Edhe Osmani për Xhemajl Mustafën: Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi Arbëri Osmani për Xhemajl Mustafën: Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi

Sipas saj për hir të një stabiliteti apo pazari që kanë mundur ta bëjnë ndërkombëtarët me vendorët nuk është tentuar të bëhet më shumë që të zbardhet drejtësia.

“Oponentët politik janë ata që i qëndrojnë prapa, pasi ata e kanë konsideruar Xhemajl Mustafën si rrezik. Pse edhe LDK-ja nuk ka qenë më e zëshme që të zbardhet e vërteta për vrasjet”, ka thënë ajo.

Mustafa thotë se rasti i babait të saj ka kaluar te Gjykata Speciale, duke shtuar se nëse ekziston vullneti, ata do të zbulojnë se kush kanë qenë vrasësit.

Sipas saj nëse Specialja nuk do të zbardh drejtësinë atëherë sipas saj nuk e dinë si familjarë ku do të drejtohen.

“Në pikëpamjen time si gazetare, unë nuk e di çka duhet të presë Gjykata Speciale e faktori ndërkombëtarë të mos i zbardhin këto raste. Ne duam që njëherë e përgjithmonë të dihen arsyet pse janë vrarë ata njerëz, nga kush është bërë”, ka thënë ai.

Duke kujtuar kohën kur babai i saj ishte i gjallë ajo thotë se, shqetësimet e punës nuk i ka ndarë asnjëherë me familjen.

Edhe Sot në “Express Intervistë” e ftuar Beriane Mustafa Arbëri Sot në “Express Intervistë” e ftuar Beriane Mustafa

Ajo thotë se drejtpërdrejtë askush nuk e ka kërcënuar atë dhe nuk e dinë nëse dikush e kishte kërcënuar.

Kujtojmë se nga viti 1998 e deri tash janë vrarë 11 gazetarë dhe katër të tjerë janë zhdukur.