Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka kujtuar anëtarin e LDK-së, Xhemajl Mustafën, duke thënë se me vrasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm, i cili e artikuloi politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi
Osmani ka shkruar në Facebook, Mustafa ishte njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të lëvizjes politike të viteve ’90 për liri dhe pavarësi, bashkëpunëtor i afërt i presidentit Rugova, njeri i urtë e dijetar i shquar i Kosovës.
“Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje, ashtu siç qe edhe Presidenti Rugova. Ai u vra pabesisht, këtu e njëzet vjet më parë, për shkak të veprimtarisë së tij politike e atdhetare. Me vrasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm, i cili e artikuloi politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe i vuri themelet e informimit të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës. Ne do ta kujtojmë përjetësisht veprën madhore të Xhemës në shërbim të vendit e të popullit të tij dhe nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për të”, ka shkruar ai.
Edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në 20 vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës.
"Sot bëhen 20 vjet nga vrasja makabre e njërit nga themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, intelektualit dhe shkrimtarit, Xhemajl Mustafa. Xhemajl Mustafa i takon plejadës së veprimtarëve që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për ta jetësuar ëndrrën shekullore për liri, shtet e pavarësi. Ky trinom ishte motivi që e mbajti gjallë punën dhe angazhimin e pashoq të njeriut të urtë e fjalëpak, deri më datën 23 nëntor të vitit 2000, kur u qëllua për vdekje nga njerëz që iu pengonte angazhimi kombëtar i Xhemajl Mustafës. Pas 20 vitesh, familja e intelektualit dhe e guximtarit, Xhemajl Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, kërkojnë drejtësi dhe vënien e kriminelëve para gjyqit. Lavdi jetës dhe veprës së, Xhemajl Mustafës!” – ka thënë Isa Mustafa.
-
Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente
-
Osmani: Vrasja e Enver Malokut kërkon vënien e autorëve para drejtësisë
-
Osmani: Nga Akademia te shteti, Daci la gjurmë të thella
-
Osmani: Aganin e vrau makineria gjenocidale serbe që frikësohej nga mençuria e tij
-
19 vjet nga vdekja e Rugovës, Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i tij